Edhe prindër të tjerë kanë shprehur shqetësim madhor se fëmijët e tyre janë dhunuar në kopështin e fëmijëve Diren, aty ku u filmua videoja e skandalit. Saimir Kodra, autori dhe prezantues i Stop-it tha se prindërit kanë deklaruar se nëse drejtësia nuk bën drejtësi, nëse nuk i jep dënimin e merituar Anjeza Shabanit, ata do të bëjnë vetëgjyqësi.