Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Rruga Plepa-Golem, zbulohet tjetër skandal i ARRSH-së

2016/05/24 at 3:58 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SKANDAL/ Aksidenti i Kavajës, ja si drejtori i Rrugëve injoroi gjykatën

Aksidenti me dy viktima, i ndodhur të shtunën në rrugën Plepa – Shkozet ka zbuluar një tjetër skandal të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ky institucion është vënë në dijeni zyrtarisht nga Prefektura dhe Policia e Durrësit për rrezikshmërinë që paraqet ky aks, por nuk ka marrë asnjë masë dhe e ka injoruar shkresën e këtyre institucioneve, ashtu siç kishte injoruar për 2 vjet me radhë një vendim të formës së prerë të gjykatës për të mbyllur parmakët anësorë në autostradën Plepa – Rrogozhinë, pikërisht në vendin ku si pasojë e mungesës së tyre, humbën jetën më 7 Maj të këtij viti 2 fëmijë”.


Kjo është kërkesa më e fundit që Prefektura e Durrësit i dërgon më 13 Maj, Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, 8 ditë para aksidentit me 2 viktima e 4 të plagosur në aksin Plepa – Shkozet, për ta paralajmëruar për rrezikun që mbart ky aks.

Në dokumentin zyrtar të siguruar nga Televizioni Klan, Prefektura dhe Policia e Durrësit i kërkojnë këtij institucioni të ndërhyjë sa më parë, për të përmirësuar sigurinë në këtë segment rrugor, pasi ai paraqet rrezikshmëri dhe është potencial për aksidente të rënda.

Pavarësisht se është vënë në dijeni zyrtarisht, Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk ka marrë asnjë masë.

Por ky skandal, i injorimit të rrezikut, thellohet më tej, nga të dhënat e tjera që renditen në këtë shkresë.

Prefektura e Durrësit i kujton Drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, se ka injoruar të paktën tre kerkesa të tjera për të njëjtën çështje, që nga viti 2013.

Informacioni i parë mbi problematikën i është dërguar Autoritetit Rrugor Shqiptar, më 17 Shtator të vitit 2013, vetëm pak ditë përpara se Xhika të merrte detyrën.

I dyti është më 5 Tetor 2015, drejtuar personalisht Dashamir Xhikës.

Dhe i treti 10 ditë më vonë, më 15 Tetor.

Në të gjitha kërkesat zyrtare, Autoriteti Rrugor Shqiptar njihet me shqetësimin e Prefekturës Policisë së Durrësit në lidhje me kryqëzimet në aksin Plepa – Mbikalimi i Shkozetit, kryqëzime, që cilësohen si njolla të zeza, pasi janë konstatuar disa aksidente të rënda me pasojë humbje jete.

Policia kërkon mbylljen e kryqëzimeve për shkak të mosfunksionimit të semaforëve dhe nënvizon se ka mangësi të sinjalistikës horizontale dhe vertikale.

Skandali thellohet edhe më tej, pasi në shkresë thuhet se Drejtoria e Autoritetit Rrugor në Tiranë ka qenë në dijeni të problematikës me semaforët rreth një muaj më parë, por ata janë ende jashtë funksionit.

Prefektura dhe Policia e Durrësit i kanë kërkuar Drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhikës, të ndërhyjë sa më shpejt për marrjen e masave në këtë aks rrugor, për të parandaluar ngjarje të padëshiruara dhe me pasoja fatale, duke patur parasysh se në prag të sezonit turistik, intensiteti i lëvizjes në këtë rrugë rritet në mënyrë të ndjeshme.

8 ditë pas kësaj, mungesa e elementëve të sigurisë në këtë rrugë u bënë shkak për një aksident të rëndë me 2 të vdekur e 4 të plagosur.

Policia zbuloi se parmakët mbrojtës në vendin, ku ndodhi aksidenti ishin jashtë standardeve dhe për këtë arsye procedoi në gjendje të lirë drejtuesin e kompanisë BE IS, që në bashkëpunim me kompaninë PIENVIS janë fituese të tenderit të Autoriteti Rrugor Shqiptar prej 30 milionë lekësh, për mirëmbajtjen e kësaj rruge.

Tv Klan



Ju sugjerojmë

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

16 Maj, 2025 10:47 pm
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bota

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

16 Maj, 2025 10:19 pm
Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
Politikë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

16 Maj, 2025 10:01 pm
Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
Kryesore

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

16 Maj, 2025 9:47 pm
Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe
Aktualitet

Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

16 Maj, 2025 9:39 pm
Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Rajoni

BE-ja: Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë rritjen e tensioneve

16 Maj, 2025 9:26 pm
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
Aktualitet

Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës

16 Maj, 2025 9:09 pm
CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë
-Jetë dhe Stil

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë

16 Maj, 2025 8:44 pm
Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin
Politikë

Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

16 Maj, 2025 8:33 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

16 Maj, 2025 7:54 pm
Para
Turistja spanjolle: “100 vjetorin dua ta festoj në Shqipëri”

Turistja spanjolle: "100 vjetorin dua ta festoj në Shqipëri"

Video/ Aty ku vdiqën dy të rinj, ende asnjë riparim…vetëm lule

Video/ Aty ku vdiqën dy të rinj, ende asnjë riparim...vetëm lule

Pas skandalit me Xhelilin, nis fushata për Dibrën

Video-skandali/ Shukri Xhelili: Unë në burg? Po Meta-Prifti...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com