Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Rrëfimi i një burri, viktimë e dhunës seksuale

2016/03/25 at 2:20 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Rrëfimi i një burri, viktimë e dhunës seksuale

Qytetari “S” me kombësi shqiptare nga Kosova, rrëfen për Radion Evropa e Lirë për tmerret që ka përjetuar gjatë luftës. Ai është një nga viktimat e dhunës seksuale gjatë kohës së luftës së fundit.

Radio Evropa e Lirë: Zotëri, gjatë luftës në Kosovë, keni përjetuar dhunë. Me çfarë saktësisht jeni përballur?

S: Gjatë luftës forcat serbe na kanë dëbuar nga fshati dhe kemi ardhur në Prishtinë. Jemi vendosur në lagjen “Bunari i Hajratit”, aty kemi qëndruar me familje një kohë bukur të gjatë dhe aty kemi përjetuar gjëra nga me të ndryshme të tmerrit që mund t’i përjetojë një familje dhe shumë familje që kanë qenë në Prishtinë. Në atë lagje, por edhe në lagjet tjera ka pasur punkte policore dhe është dashur të dalim dhe të depërtojmë për të siguruar ekzistencën e familjes me bukë.

Kanë ardhur forcat serbe dhe na kanë thënë se duhet të shkojmë te një shkollë për t’i marrë disa kartonë, si letërnjoftime identifikuese. Kam dalë dhe kam shkuar nga qendra e Prishtinës, përballë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Njëkohësisht kam ecur për të kërkuar bukë për familje.

Në qendër kam hasur në katër policë të forcave serbe, më kanë ndalur, më kanë legjitimuar, më kanë goditur dhe në gjuhën serbe kanë thënë ‘e gjetëm një viktimë’.

Më kanë futur në një ndërtesë shkallëve poshtë, më kanë zhveshur dhe më ka dhunuar njëri nga ta. Ante i kanë thënë dhe ka pasur një shenjë në ballë, i madh dy metra dhe emrin e ka pasur Antiq.

Aty me kanë maltretuar në mënyrën më të rëndë të mundshme. Fati im, gjatë maltretimit e dhunimit, ka ardhur një oficer i tyre dhe u ka bërtitur në gjuhën serbe ‘Zoti ju vraftë, çka jeni duke bërë këtu’.

Ata ikën jashtë, unë u vesha dhe pasi kam dalë, nuk kam ditur as nga ecja, përfundova në një lagje afër spitalit të Prishtinës.

Radio Evropa e Lirë: Në cilin vend ju ka ndodhur kjo ngjarje dhe a ka pasur persona të tjerë si ju?

S: Kjo më ka ndodhur mua në restaurantin, në atë kohë i njohur si “Restaurant Beogradi” – është podrum përballë tash kinemasë “ABC”. Aty kanë qenë edhe dy femra dhe nuk di gjë për historinë e tyre. I pranishëm ka qenë edhe një shqiptar, që kishte bashkëpunuar me policinë serbe në atë kohë, por që siç duket nuk i kishe kryer detyrat mirë dhe e kishin rrahur. Kaq di të them për atë vend.

Radio Evropa e Lirë: Sa kohë keni qëndruar në atë vend?

S: Aty me kanë mbajtur diku rreth 40 minuta.

Radio Evropa e Lirë: Gjatë kohës sa keni qëndruar aty, a ju kanë thënë diçka tjetër?

S: Gjithçka me kanë thënë: ‘do t’ju vrasim të gjithëve, do t’ju vrasim fëmijët, do t’ju prejmë të gjithëve në Prishtinë”… Të gjitha këto m’i kanë thënë në gjuhën serbe. Unë e kam ditur gjuhën serbe dhe kjo ndoshta më ka ndihmuar pak, për të kuptuar.

Radio Evropa e Lirë: Si e ritakuat familjen?

S: Po shkova në shtëpi, takova familjen, kam qëndruar i shtrirë, nuk kam folur asgjë dhe janë mërzitur. Familjarët me pyesnin vazhdimisht se çfarë kam, unë u thosha asgjë dhe pas një kohe i kam treguar gruas time. Pas një kohe, jam kthyer në Prishtinë dhe kam dëgjuar që një person po merr shënime për personat e dhunuar.

Radio Evropa e Lirë: Të afërmit e tjerë a kanë njohuri për rastin që të ka ndodhur?

S: Nuk kam dashur t’i tregoj askujt tjetër, as vëllezërve se në Kosovë flasin gjëra të ndryshme edhe nuk kam pasur nevojë që t’ju tregoj. I kam treguar institucioneve përkatëse, që kam besuar në to, që do të bëjnë diçka në të mirën time dhe bashkëshortes sime. Me të vërtetë me vjen shumë inat dhe më bren shumë shpirtërisht, sepse nuk kam përjetuar diçka të tillë kurrë.

Radio Evropa e Lirë: Çka prisni ju që të bëjnë institucionet për ju?

S: Unë pres nga institucionet që sa më shumë ta njoftojnë bashkësinë ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara që në Kosovë është bërë dhunë sistematike seksuale ndaj gjinisë femërore, por edhe mashkullore. Le të binden një herë e përgjithmonë edhe Kombet e Bashkuara se në Kosovë është kryer gjenocid i të gjitha formave. /Marrë nga Evropa e Lirë

Ju sugjerojmë

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
Kryesore

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

17 Qershor, 2025 10:59 pm
Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
Bota

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

17 Qershor, 2025 10:48 pm
DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
Bota

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

17 Qershor, 2025 9:58 pm
Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
Bota

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

17 Qershor, 2025 9:52 pm
“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
Aktualitet

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

17 Qershor, 2025 9:26 pm
“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
Aktualitet

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

17 Qershor, 2025 9:06 pm
Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

17 Qershor, 2025 8:50 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17 Qershor, 2025 8:47 pm
Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

17 Qershor, 2025 8:21 pm
Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
Bota

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor, 2025 8:13 pm
Para
Solidarizimi me Francën e Belgjikën/ Turqia proteston: Përçarës

Solidarizimi me Francën e Belgjikën/ Turqia proteston: Përçarës

Video/ Kur Aurela Gaçe & Gaz Paja ia marrin këngës labe

Video/ Kur Aurela Gaçe & Gaz Paja ia marrin këngës labe

Më thuaj çfarë kafe pi, të të them çfarë stili je

Më thuaj çfarë kafe pi, të të them çfarë stili je

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
17 Qershor, 2025

Shpesh herë kur na komplimentojnë për diçka, sidomos për nga dashamirësia dhe ëmbëlsia jonë, ne shqiptarët themi “jemi të ëmbël...

Lexo më shumë

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
17 Qershor, 2025

Kompania teknologjike Meta ka reaguar zyrtarisht pas thirrjes së qeverisë iraniane drejtuar qytetarëve që të fshijnë aplikacionin WhatsApp nga telefonat...

Lexo më shumë

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
17 Qershor, 2025

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan...

Lexo më shumë

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
17 Qershor, 2025

Zyrtari më i lartë financiar i qytetit të Nju Jorkut, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com