Kristiano Ronaldo ka qenë personi që caktoi gjuajtësit e penalltive në serinë kundër Polonisë, e cila i siguroi kombëtares së tij kalimin në gjysmëfinalet e Euro 2016. Pamje filmike të publikuar në mediat portugeze tregojnë Ronaldon jo vetëm duke marrë përsipër gjuajtjen e parë, por edhe duke i kërkuar Zhoao Mutinjos që të tregonte vlerat e tij nga pika e bardhë.
“Hej! Hej! Eja gjuaj, Eja gjuaj!”, ishin fjalët e Ronaldos i drejtuar nga pankina, ku Mutinjo dukej se po bënte maksimumin për të mos rënë në sy.
“Eja, ti i gjuan mirë! Nëse e humbim, varja! Tregohu i fortë, eja, tregohu i fortë. Ti i gjuan mirë, eja!”, ishin fjalët e Ronaldos.
Mutinjo shfaqet duke dalë nga stoli jo edhe aq i bindur, por në atë moment Ronaldo i kujton: Tani gjithçka është në dorën e Zotit!
Duket se këto fjalë funksionuan. Mutinjo realizoi penalltinë e tij dhe Portugalia shënoi 5 në 5 për të kaluar në gjysmëfinalet e turneut./PanoramaSport
http://www.dailymotion.com/video/x4jlh4i_cristiano-ronaldo-obrigou-moutinho-a-bater-um-penalti_news#tab_embed