Mësohen të tjera detaje 4 vjet pas ngjarjes së rëndë, ku komandant Feti Vogli u vra gjatë shërbimit ushtarak në Afganistan.
Televizioni Klan, bazuar mbi dokumenta zyrtare dhe hetimet për ngjarjen, ka arritur të rindërtojë në 3D, dinamikën e plotë të itinerarit të lëvizjes deri në momentin kur forcat speciale të ushtrisë shqiptare, mesditën e 20 Shkurtit 2012, ranë në pritën e zjarrit të një polici afgan.
Automjeti tip “Ford” ngjyrë jeshile i policisë Afgane, i’u bashkangjit autokolonës, në momentin kur mjetet shqiptare gjatë rrugëtimit për në zonën “Robat”, me mision shoqërimin e një përfaqësuesi të departamentit të shtetit amerikan për të negociuar me kryetarët e fiseve, ku ishte investuar në infrastrukturën më të mirë arsimore dhe shëndetësore të zonës.
Në moment që kanë mbërritur në qendër të qytetit, autori i ngjarjes, Nike Muhamed, ky që shihni në këtë foto, pasi ka studiuar lëvizjet e trupave speciale shqiptare dhe amerikane, i hipur në karrocerinë e kamionçinës me armën e tij të zjarrit “Mitraloz” 7 mm, ka qëlluar në drejtim të trupave ushtarake.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur ushtari amerikan, Michell Trost, nën tetar Aleksandër Peci dhe komandant Feti Vogli, i cili ndërroi jetë më pas në spital.
Autori i ngjarjes është dënuar 17 vite burg.
Ngjarja ndodhi në distriktit të Spin Boldak-ut, në zonën jugore të Afganistanit./ Tv Klan