Sot bota numëron 244 milionë emigrantë. Një studim i fundit i kryer nga “Pew Research Center” me të dhënat e vitit 2015 tregon se sot, 9 vende kanë humbur më shumë se 1/5 e popullsisë së tyre.
Një e treta e atyre që kanë lindur në Bosnje-Hercegovinë jetojnë tani jashtë vendit. Ndërkohë që 28% e shqiptarve e kanë braktisur gjithashtu vendin.
Shqipëria zë kështu vendin e dytë në botë, me më shumë se 1.1 milionë shiptarë që jetojnë jashtë. Në Armeni ¼ e popullsisë jeton jashtë territorit, sipas të dhënave të vitit 2015.
Në listë janë Kazakistani, Trinidad Tobako, Maqedonia dhe Portugalia.
Në disa raste arsyeja e emigrimit janë konfliktet e armatosur dhe rreziku i jetës. Shumica e boshnjakëve u larguan gjatë luftës. 30% e 1.65 milionë banorëve, e braktisën vendin.