Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi që zhvilloi ditën e djeshme me shqiptarët në Londër.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama krahas pamjeve të publikuara ka falenderuar shqiptarët në Britaninë e Madhe për mikëpritjen.
Ai shprehet se më e mira nuk ka ardhur akoma.
Kujtojmë se ky ishte takimi i tretë me shqiptarët e diasporës, pasi Rama ka zhilluar edhe dy takime të tjera, një në Greqi dhe një në Itali.
Këto vizita në diasporë kanë ardhur në kuadër të turit të bashkëbisedimit, pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë.