Kryeministri Edi Rama ka takuar Rishi Sunak, homologun e Britanisë së Madhe ku ndodhet pë rnjë vizitë dy ditore.
Dy krerët e qeverive pritet të diskutojnë për çështje aktuale të politikës ndërkombëtare, si dhe forcimin e bashkëpunimit mes vendeve.
Muajt e fundit Shqipëria dhe Britani ka vënë theksin te emigrimi i paligjshëm, ku të dy vendet janë zotuar për ngritjen e task-forcave për ta vënë nën kontroll këtë fenomen.
Po ashtu, deklaratat e bëra nga zyrtarë të lartë të qeverisë britanike, të cilët shqiptarët i cilësojnë kriminelë cenuan marrëdhëniet mes dy vendeve.