Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është lutur që kandidati republikan për president të SHBA-së, Donlad Trump, të mos zgjedhet në këtë post.
“Mos e dhashtë Zoti që Amerika ta zgjedh Trump për president”, ka thënë Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se nëse ndodh që Trump të zgjedhet si i pari i SHBA-së, atëherë do të përkeqësoheshin marrëdhëniet diplomatike në mes të shqiptarëve dhe amerikanëve.
Këto deklarata Rama i dha në një intervistë ekskluzive në Zonën e Debatit në Klan Kosova e cila do të transmetohet sonte në fillim prej orës 21:00.
Videon e shkëputur nga intervista me Baton Haxhiun ku kryeministri flet për Trump mund ta shikoni më poshtë.