Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Thumanë, ku mbajti një konferencë mbi rëndësinë e sportit dhe investimet në këtë sektor.
Gjatë vizitës së tij, kreu i qeverisë luajti edhe bilardo. Në një video të postuar nga ai në rrjetet sociale, Rama është përballur me kampionin e botës në bilardo Eklent Kaçin dhe ka barazuar.
“Kampioni i botës dhe mbreti i rastësisë: 1 – 1”, shkruan Rama.