Kryeministri, Edi Rama, ka mbërritur në aeroportin e Shkupit në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të turit që po zhvillon në vendet e Ballkanit për Procesin e Berlinit. Ai është pritur në aeroport nga zëvendëskryministri Artan Grubi.
Rama pritet që në Maqedoninë e Veriut të zhvillojë një takim kokë më kokë me Kryeministrin e vendit, Dimitar Kovaçevski dhe më pas do të ketë një takim mes delegacioneve të të dyja vendeve.
Në orën 12:00 do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrave Rama-Kovaçevski.
Rama më tej do të udhëtojë drejt Kosovës, për të realizuar takim fillimisht me Presidenten Vjosa Osmani e më pas me kryeparlamentain Glauk konjufca.
Vijon të jetë në pritje konfirmimi për një takim të mundshëm me kryeministrin kosovar Albin Kurti. /Opinion.al