“Rama ik, sa të shkojmë e të marrim nusen!”. Ka qenë kjo thirrja e një dasmori, teksa makinat që shkonin të merrnin nusen kanë kaluar para Kryeministrisë.
Ai është filmuar nga kalimtarë të rastit, ndërsa ka bërë thirrje për vazhdimin e protestës.
Kryetari demokrat Lulzim Basha thirri pak pas mesnatës të së shtunës, një mbledhje urgjente të strukturave drejtuese të Partisë së tij, dhe partive të tjera aleate, pas afro 5 orësh të gjata që u shoqëruan me tensione, akte dhune e përplasje me policinë, fillimisht para godinës së qeverisë, më pas para parlamentit dhe në fund para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Në përfundim të mbledhjes ai njoftoi vendimin për të thirrur një tjetër protestë të hënën pasdite “në përgjigje të vendosur të dhunës shtazarake të regjimit kriminal të Edi Ramës dhe të palëkundur në qendrimin tonë për të larguar qeverinë e krimit”./ Opinion.al