Kryeministri Edi Rama, i pranishëm mëngjesin e sotëm në kremtimin e 95 vjetorit të Bibliotekës Kombëtares, ka gjetur momentin të bëjë edhe autoironi me pikturat e tij, duke i quajtur zhgarravina, siç i quajnë edhe kundërshtarët e tij politikë kur duan ta sulmojnë. Një ndër këto piktura, apo zhgarravina siç ai i cilësoi, ia dhuroi edhe drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtares, e cila më pas sipas Ramës kishte gjithë të drejtën ta arkivonte ose jo si një publikim që vlen.
http://www.dailymotion.com/video/x3irtde_rama-i-dhuron-zhgaravinat-bibliotekes_tv