Kryeministri Rama ka mbledhur sot në zyrën e tij drejtorë të Hipotekave në të gjithë vendin. Rama nuk ua kurseu kritikat, duke folur ashpër, duke u kujtuar se kanë gënjyer me raportet që i kanë dërguar në zyrë.
“Ju keni përpiluar raporte fiktive. Sipas jush del që keni vetëm 5126 leje të patrajtuara, ndërkohë që shifra reale është pesë fish më e lartë”, u tha Rama drejtorëve të Hipotekave.
“Nga ana tjetër, për sa i përket vendimit të Këshillit të Ministrave, të dy viteve më parë, për blloqet kadastrale jemi në shifrën e 11 % , që është katastrofike”, tha Rama.