Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama duket se ka zgjedhur që t’i dedikohet familjes së tij.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, kru i qeverisë ka publikuar një video ku shfaqet djali i tij Zaho dhe bashkëshortja Linda te “pasqyrat e Rrugës Elbasanit”.
Postimi i Ramës
Kujtime fëmijërie nga “pasqyrat e Rrugës Elbasanit” erdhën sot në labirinthin fantastik tek Hamleys, dyqani më i madh në botë për kalamajtë që prej pak ditësh ka hapur dyert edhe tek lagja 5 maji, në qendrën e re tregtare Emerald, mbushur me prindër e me kalamaj.
View this post on Instagram