Emisioni Opinion mbrëmjen e sotme ka si temë arrestimin e ish-kreytarit të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili.
Në vazhdën e këtij debati, drejtues i emisionit “Të Paekspozuarit” në Ora News, Ylli Rakipi bëri me dije se ne kemi edhe video të tjera me seks, jo në lidhje me rastin në fjalë, por personazhe të tjera.
Ata janë të lidhura me subjekte shumë të fuqishme ekonomike në Tiranë, si banka dhe kompani të tjera shumë të fuqishme.
Ndërsa, në lidhje me ngjarjen në fjalë, ai tha se vajza i është drejtuar televizionit Ora Neës. Ai tha se me vajzën ka punuar jatë kësaj kohe një staf shumë i përkushtuar dhe mjaft i besuar, pasi ishte frika se do dekonspiroheshim.