Ditën e sotme u zhvillua për herë të katërt në kryeqytet Maratona e Tiranës. Por mungesa e ujit prej disa muajsh në disa nga zonat të Tiranës, ka bërë që një grup qytetarësh të shkojnë në maratonë për të protestuar për mungesën e ujit.
Grupi i protestuesve brohorisnin “duam ujë”, ndërsa në duar mbanin një pankartë ku shkruhej: “Running for water” (Vrapojmë për ujin).
Protesta e qytetarëve u zhvillua gjatë kohës që kryetari i bashkisë Erion Veliaj po fliste për maratonën që u zhvillua ditën e sotme./ Opinion.al E.Xh.