Nuk kanë fund metodat barbare që ISIS përdor për torturat dhe vrasjen e pengjeve të veta.
Së fundmi është bërë e njohur në media një metodë që i lë të burgosurit të paralizuar që ISIS e ka pagëzuar me emrin: “Qilimi fluturues”.
Ajo aplikohet duke e lidhur të burgosurin mbi një tabelë metali ose druri, e cila ka një çarje në mes, që iu mundëson dy pjesëve të tabelës të bashkëngjiten pas shpinës së të burgosurit.
Në këtë mënyrë kurrizi tërhiqet prapa derisa të bashkohet koka me këmbët. Me këtë rast kurrizi pëson një shtypje të rëndë, kështu që jo rrallë vjen te dëmtimi i kurrizit deri në paralizë dhe thyerja e brinjve.
https://youtu.be/V0CIp8yT97Y