Sot stadiumi “Qemal Stafa” është rrafshuar e bashkë me të edhe shumë ëndrra e histori shprese që tifozët shqiptarët kanë konsumuar për dekada e dekada në atë hapësirë.
Një grup gazetarësh Jim Ackerman, Guy Jaffe dhe Peter Ackerman do të publikojnë së shpejti një dokumentar mbi historinë e Shqipërisë, pjesë e të cilës është edhe pasioni i shqiptarëve për futbollin dhe sakrifica për ta parë ëndrrën në fushë.
Pamje fantastike me ngjyra të asaj çka ndodhte jashtë stadiumit, ku me mijëra biçikleta 26-tshe e 28-tshe mbulonin ambientet jashtë stadiumit të lëna aty nga qytetarët që udhëtonin me to deri edhe nga Shkodra e Vlora vetëm e vetëm për të parë pa shpresë që vjen prej futbollit, raporton syri.net.
Raporti i shqiptarëve me futbollin ka qenë dashuri me shikim të parë që kur topi u shfaq për herë të parë në këtë anë të globit, e që atëherë nuk ka ndalur kurrë së funksionuari.
Pamjet e rralla që publikohen, tregojë emocionet dhe shpresat e një popullit të varfër, të dhunuar, të shtypur e të poshtëruar, por nuk u thye kurrë.
Pamjet tregojnë një raport të mahnitshëm të shqiptarëve me “Qemal Stafën” jo me heroin, por me stadiumin, një indiferencë të tyre për propagandën pas shpatullave: “Të gjitha votat për frotin” dhe “Punë, sport, kalitje”.
Pamjet na sjellin edhe njëherë atë që kemi qenë këtu e 40 vjet më parë, të varfër, por me shpresë, të shtypur por të pabindur. Pak a shumë si sot, vetëm se stadiumin na e rrafshuan, për të ndërtuar aty edhe një kullë.