Këngëtarja e njohur Fjolla Morina në emisionin “EliteZone”, tregoi të gjithë historinë e saj gjatë lindjes së vajzës së saj të dytë. Fjolla tha se me babain e Alayahës ishte e lidhur para lindjes së saj. Ajo tregoi se si babai i Alayës nuk kishte asnjë përgjegjësi për vajzën e tyre dhe si Fjolla vendosi ta lindte atë perkundër personit në fjalë i cili nuk kishte pasur dëshirë të lindte ky fëmijë.
Përgjatë historisë së lindjes së dytë nga fillimi deri në fund, Fjolla tregoi se në muajin e tetë të shtatëzanisë e kishte thirur shoqja e saj Lulja nga Amerika dhe i kishte thënë që të shkonte atje ta lindte Alayahën. Kështu me miratimin e nënës së saj Fjolla vendosi të shkonte në Amerikë dhe të lindte atje.