Parlamenti i Greqisë e ka miratuar paketën e reformave financiare, para takimit të përcaktuar të ministrave të financave të Bashkimit Evropian. Në parlamentin prej 300 vendesh, vetëm 153 deputetë të koalicionit qeverisës, votuan për uljen e pensioneve dhe rritjen e taksave.
Të gjithë deputetët opozitarë votuan kundër. Sot në Bruksel ministrat e Bashkimit Evropian pritet të takohen për të shqyrtuar implementimin e kushteve lidhur me kredinë prej 95 miliardë dollarë, me qëllim që të lejohet pagesa e këstit të ardhshëm për Greqinë.
Ky votim u bë të njëjtën ditë ndërsa mijëra grekë protestuan në Athinë kundër reformave jopopullore. Ka pasur edhe përleshje ndërmjet demonstruesve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë, ku nuk munguan bombat molotv dhe gazi.