Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ Protesta për minierën, banorët e Memalishtit përplasen me policinë dhe kompaninë

2018/08/29 at 1:09 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Protesta për minierën, banorët e Memalishtit përplasen me policinë dhe kompaninë

Banorët e fshatit Memalisht në Pogradec, prej tre vitesh po përballen me një situatë të pazakontë, e cila po rrezikon jetën dhe pronen. Ronerd Hasanaj, banues në zonë, ka denoncuar në Opinion.al atë çfarë banorët e quajnë skandal. Kompania “Delta Star”, e cila është një firmë që merret me  shfrytëzimin e mineraleve nëntokësore, prej tre vitesh ka nisur shpërthimet me tritol në këtë zonë, duke vendosur në rrezik shembjen e shtëpive. Sipas tij, shtëpia më e afërt ndodhet vetëm 10 metra larg nga vendi ku kryhen punimet në minierën e Krom-Nikelit.

Sipas denoncuesit, banorët e zonës kanë 3 vite që protestojnë dhe ankohen për të marrë zgjidhje, ndërsa ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër. Pas protestës së parë, kompania në fjalë, ndërpreu punimet, duke u rikthyer përsëri dy muaj më pas. Punimet e kompanisë, janë ndalur shpesh herë prej protestave dhe ndërhyrjes së banorëve, ndërsa pasi kanë hasur irritimin e tyre, punimet janë ndërprerë për të rinisur kohë më pas nga fillimi.

Kompania “Delta Star” disponon një leje për punimet, e cila është dhënë pa asnjë lloj garancie për jetën e banorëve. Shpesh gjatë këtyre shpërthimeve, ka pasur dëmtime në pronat e tyre, dhe situata ka arritur deri aty ku janë kërcënuar me jetë nga menaxherët e kompanisë.

Protesta e fundit ka ndodhur dy ditë më parë, ku situata ka degraduar edhe në dhunë nga policia. Siç duket edhe nga videot e Opinion.al, kundërshtisë së banorëve policia e shtetit i është përgjigjur me dhunë. Dy prej banorëve janë shoqëruar në komisariat, ku njëri prej tyre i quajtur Suat Hasanaj është goditur nga policia duke e lënë pa ndjenja, dhe më pas e kanë dërguar në Urgjencë, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm. Gjithashtu është lënduar edhe një grua, e cila është kapur me forcë nga policia.

Banorët janë në panik për sigurinë e tyre, dhe kërkojnë me doemos zgjidhje të kësaj situate, që për ta është kaotike. Ankesë kanë bërë edhe në Ministrinë e Energjitikës, e cila u ka kthyer përgjigje formale./Ema Shazivari- Opinion.al

*Shihni pamjet e protestes, kur policia shperndan me dhune protestuesit

Etiketa: banorëdhuneminierepogradec

Ju sugjerojmë

BBC viziton Butrintin: Një nga qytetet e lashta më të mirëruajtura të Europës
Aktualitet

Butrinti/ 44,555 turistë e vizitojnë vetëm në korrik. Shifrat për 7 mujorin e 2025

17 Gusht, 2025 3:39 pm
Siguria detare/ Bllokohen 35 mjete lundruese. Ja sa drejtues morën gjobë
Aktualitet

Siguria detare/ Bllokohen 35 mjete lundruese. Ja sa drejtues morën gjobë

17 Gusht, 2025 3:18 pm
Edhe Starmer, Macron, Meloni e Rutte me Zelenskyn për takimin me Trump në SHBA
Bota

Edhe Starmer, Macron, Meloni e Rutte me Zelenskyn për takimin me Trump në SHBA

17 Gusht, 2025 2:36 pm
Bregdeti i Lezhës/Rama: Pushuesit vlerësojnë plazhet e hapësirat publike të shtuara
Aktualitet

Bregdeti i Lezhës/Rama: Pushuesit vlerësojnë plazhet e hapësirat publike të shtuara

17 Gusht, 2025 2:17 pm
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit në gjykatë për masën e sigurisë
Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit në gjykatë për masën e sigurisë

17 Gusht, 2025 2:01 pm
E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës
Aktualitet

Durrës, plagos rëndë me sende të forta një shtetas/ Pranga 25 vjeçarit

17 Gusht, 2025 1:09 pm
Takimi me Trump në SHBA, Von der Leyen dhe Merz do shoqërojnë Zelenskyn
Bota

Takimi me Trump në SHBA, Von der Leyen dhe Merz do shoqërojnë Zelenskyn

17 Gusht, 2025 12:52 pm
Tiranë, mbante pistoletë me vete/Arrestohet 32 vjeçari, me precedentë në…
Aktualitet

Tiranë, mbante pistoletë me vete/Arrestohet 32 vjeçari, me precedentë në…

17 Gusht, 2025 12:38 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Aktualitet

Berat, makina del nga rruga/ Humb jetën drejtuesi i mjetit, dëmtohet pasagjerja

17 Gusht, 2025 12:20 pm
Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnje/ Rama: Me ambiente moderne në shtator
Aktualitet

Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnje/ Rama: Me ambiente moderne në shtator

17 Gusht, 2025 11:47 am
Para
Tensionohet situata mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ja veprimi i fundit i aktores

Tensionohet situata mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ja veprimi i fundit i aktores

Bie Instagrami? Të fiksuarit pas rrjeteve sociale në “panik”

Jeni ndarë nga një lidhje e gjatë? Mos postoni kurrë këto gjëra në Instagram

Rrëfimi i jashtëzakonshëm për Mbretëreshën e Shqipërisë: Geraldina, vajza e manastirit që u martua me një mysliman

Rrëfimi i jashtëzakonshëm për Mbretëreshën e Shqipërisë: Geraldina, vajza e manastirit që u martua me një mysliman

TE FUNDIT

Butrinti/ 44,555 turistë e vizitojnë vetëm në korrik. Shifrat për 7 mujorin e 2025

BBC viziton Butrintin: Një nga qytetet e lashta më të mirëruajtura të Europës
17 Gusht, 2025

Turistët e huaj, përveç bukurive natyrore dhe plazheve tërheqëse, vijnë për të vizituar vendin tonë edhe për shkak të trashëgimisë...

Lexo më shumë

Izraeli njoftoi për një ofensivë të re në veri të Gazës

Izraeli njoftoi për një ofensivë të re në veri të Gazës
17 Gusht, 2025

Ushtria izraelite njoftoi se përpara se të nisë një ofensive të re për të vënë nën kontroll veriun e Qytetit...

Lexo më shumë

SHBA, të shtëna me armë zjarri në New York/ 3 të vrarë dhe 8 të plagosur

SHBA, të shtëna me armë zjarri në New York/ 3 të vrarë dhe 8 të plagosur
17 Gusht, 2025

Të shtëna me armë zjari në një restorant në Brooklyn, New York, ku raportohet për tre viktima edhe për 8...

Lexo më shumë

Siguria detare/ Bllokohen 35 mjete lundruese. Ja sa drejtues morën gjobë

Siguria detare/ Bllokohen 35 mjete lundruese. Ja sa drejtues morën gjobë
17 Gusht, 2025

Vijon monitorimi intensiv nga Policia Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare. Si rezultat i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com