Trazirat mbushën rrugët e qyteteve të Francës pas miratimit që Gjykata Kushtetuese i bëri reformës së pensioneve, që do të rrisë moshën e tërheqjes nga 62 në 64 vjeç.
Në Paris, disa protestues dogjën kontejnerët e mbeturinave dhe u arrestuan 112 persona.
Por demonstrata të improvizuara dhe kryengritje pati edhe në qytete të tjera si Marsejë, Lion, Nantë dhe Rene. Në këtë të fundit, një komisariat policie u bastis dhe u dogj.
-Sindikatat kanë bërë thirrje për një demonstratë madhore më 1 maj.
“Kjo është hera e parë që të gjitha sindikatat së bashku u kanë bërë thirrje punonjësve që të ngrenë krye dhe rrjedhimisht vala e protestës do të jetë e paprecedent”, tha Sophie Binet, sekretare e përgjithshme e sindikatës CGT.
Sidoqoftë, tani qeveria mund t’i kalojë planet jopopullore të presidentit Macron për rritjen e moshës së pensionit në fillim të javës së ardhshme, në mënyrë që të hyjë në fuqi brenda vitit.