Duket se është përshkallëzuar protesta e ditës së sotme para parlamentit e thurrur nga opozita.
Pasi përfundoi fjalën kreu i PD, Sali Berisha disa protestues kanë hedhur shashka dhe flakadanë në drejtim të parlamentit.
Sikurse duket në videon e siguruar nga Opinion.al pasi janë hedhur flakadanët, oficerë të policisë kanë shkuar dhe i kanë fikur.
Ndërkohë që jashtë protestohet, në Kuvend ka pasur kaos dhe zhurmë nga deputetet opozitarë të cilët kanë bllokuar foltoren dhe kanë fishkëllyer me bilbila./Opinion.al