Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Prokuroria apel bankave: Brenda dy javëve duam llogaritë e Bojaxhi

2016/05/07 at 9:37 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Prokuroria apel bankave: Brenda dy javëve duam llogaritë e Bojaxhi

Bankat e nivelit të dytë kanë edhe dy javë kohë të dorëzojnë në Prokurorinë e Tiranës të dhënat e kërkuara nga grupi hetimor që po verifikon akuzat e ngritura nga Policia e Tiranës dhe Drejtoria e Pastrimit të Parave për ish -kandidatin e Bashkisë së Tiranës, Gjergj Bojaxhi.

Pas regjistrimit të kallëzimit penal për akuzat “Mashtrim me Kredi”, “Pastrimit të produkteve të Veprës Penale apo Veprimtarisë Kriminale” dhe “Fshehje të Ardhurash”, Prokuroria Tiranës iu drejtua 2 javë më parë me një kërkesë për informacione të detajuara disa bankave.

Sipas ligjit ato duhet t’i përgjigjen organit të akuzës brenda muajit.

Përveç identifikimit të llogarive bankare të Bojaxhiut, prokurorët kërkojnë nga bankat të identifikojnë edhe llogaritë e të afërmve të tij, apo dhe kompanive të lidhura me ta, përsa u përket transaksioneve të kryera në mënyrë analitike, që nga krijimi i tyre.

Burime të Televizionit Klan mësuan se prokurorët që po hetojnë këtë dosje i janë drejtuar edhe Drejtorisë së Tatimeve, ku kërkohet verifikimi i të gjitha veprimeve që ka kryer Bojaxhi si admnistrator i kompanisë “Everest Oli” dhe nëse janë shlyer të gjitha detyrimet ndaj shtetit.

Në vorbullën e institucioneve të përfshirë në hetim është edhe QKR, që po verifikon përputhjen e të dhënave në sistem me veprimet e kryera në terren prej Bojaxhiut me kompaninë e tij, që ka qarkulluar miliona dollarë.

Deri në këto momente, prokurorët kanë qenë mjaft të rezervuar në dhënien e informacioneve për këtë çështje për shkak të sensitivitetit të saj, si pasojë e shumave marramendëse të parave që kanë qarkulluar në një kohë të shkurtër nga Bojaxhi.

“Everest Oil” u regjistrua në vitin 2012, por në pak muaj qarkulloi 29 milionë dollarë. Ndërsa në vitet 2013 dhe 2014, fitimi i kompanisë ishte mbi 200 milionë lekë, megjithëse kishte nga 6 në 11 punonjës.

Në hetim janë transaksione prej 26 milionë dollarësh, të derdhura nga Bojaxhi në llogari të kompanisë “Everest Oil”, në periudhën 2012 – 2015.

Nën hetim është edhe lëvizja e vjehrrës së Bojaxhiut, Lumturi Hasmataj, që ishte aksionere e “Everest Oil” dhe i shiti aksionet vetëm për 26 mijë euro, ndërkohë që vetëm nga shpërndarja e fitimit të kompanisë për vitin 2014, ajo ka përfituar 430 mijë euro, çka për policinë konsiderohet një veprim i dyshimtë, i lidhur me zinxhirin e skemës së pastrimit të parave. Tv Klan

Ju sugjerojmë

Zgjedhjet e 11 Majit/ Partia e Lirisë kërkon rinumërim të votave në Kavajë
Politikë

Zgjedhjet e 11 Majit/ Partia e Lirisë kërkon rinumërim të votave në Kavajë

2 Qershor, 2025 6:00 pm
Lufta në Gaza, Turqia kërkon të bëhet pjesë e padisë për gjenocidin ndaj Izraelit
Bota

Bisedimet Rusi-Ukrainë, Erdogan: Uroj të presim Putinin, Zelenskyn dhe Trumpin

2 Qershor, 2025 5:57 pm
Trajneri i kombëtares serbe: Iki që nesër nëse jam unë problemi
Sport

Trajneri i kombëtares serbe: Iki që nesër nëse jam unë problemi

2 Qershor, 2025 5:47 pm
Zgjedhjet presidenciale, goditje për qeverinë polake
Bota

Zgjedhjet presidenciale, goditje për qeverinë polake

2 Qershor, 2025 5:39 pm
Britania e Madhe regjistroi pranverën më të thatë në pesë dekadat e fundit
Bota

Britania e Madhe regjistroi pranverën më të thatë në pesë dekadat e fundit

2 Qershor, 2025 5:37 pm
Bislimi: Takimi me Sorensenin ishte planifikuar të ishte trepalësh
Rajoni

Bislimi: Takimi me Sorensenin ishte planifikuar të ishte trepalësh

2 Qershor, 2025 5:28 pm
Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri

2 Qershor, 2025 5:23 pm
PD nuk pranon rezultatet e zgjedhjeve, KAS shtyn seancat ankimore të demokratëve
Aktualitet

PD nuk pranon rezultatet e zgjedhjeve, KAS shtyn seancat ankimore të demokratëve

2 Qershor, 2025 5:21 pm
Spiropali takim me Osmanin: Mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës
Kryesore

Spiropali takim me Osmanin: Mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës

2 Qershor, 2025 5:09 pm
Ukraina dhe Rusia përfundojnë bisedimet, pajtohen për këmbim të të burgosurve
Bota

Ukraina dhe Rusia përfundojnë bisedimet, pajtohen për këmbim të të burgosurve

2 Qershor, 2025 4:52 pm
Para
E fundit/ Aksident në Laç-Mamurras, humb jetën 70 vjeçari

E fundit/ Aksident në Laç-Mamurras, humb jetën 70 vjeçari

West Ham ekipi i parë në Premier League me futbollist elektronik

West Ham ekipi i parë në Premier League me futbollist elektronik

Video/ Fshati që turizëm ka pushtimin nga gjarpërinjtë

Video/ Fshati që turizëm ka pushtimin nga gjarpërinjtë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Zgjedhjet e 11 Majit/ Partia e Lirisë kërkon rinumërim të votave në Kavajë

Zgjedhjet e 11 Majit/ Partia e Lirisë kërkon rinumërim të votave në Kavajë
2 Qershor, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për rinumërim të...

Lexo më shumë

Bisedimet Rusi-Ukrainë, Erdogan: Uroj të presim Putinin, Zelenskyn dhe Trumpin

Lufta në Gaza, Turqia kërkon të bëhet pjesë e padisë për gjenocidin ndaj Izraelit
2 Qershor, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka reaguar lidhur me bisedimet e paqes që u mbajtën ditën e sotme në...

Lexo më shumë

Trajneri i kombëtares serbe: Iki që nesër nëse jam unë problemi

Trajneri i kombëtares serbe: Iki që nesër nëse jam unë problemi
2 Qershor, 2025

Trajneri i përfaqësueses së Serbisë, Dragan Stojkoviç ndryshe i njohur si Piksi, mbajti një konferencë të zjarrtë për shtyp para...

Lexo më shumë

Zgjedhjet presidenciale, goditje për qeverinë polake

Zgjedhjet presidenciale, goditje për qeverinë polake
2 Qershor, 2025

Komisioni Shtetëror Zgjedhori Polonisë njoftoi të hënën në mëngjes se historiani konservator i krahut të djathtë dhe euroskeptik Karol Nawrocki kishte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com