Anisa. A është vajza 20 vjeçare që denoncoi nëpërmjet një videopërgjimi favoret seksuale që kryetari i Bashkisë Dibër i kërkonte për të mbajtur vendin e punës. Ajo është vetëm 20 vjeçe dhe ka përfunduar arsimin e mesëm në qytetin e Peshkopisë. Sipas informacioneve të Opinion vajza është punësuar si magaziniere në Pallatin e Sportit në Peshkopi, punë e cila duket se e ka vënë në presion të vazhdueshëm, pasi bashkiaku Xhelili ia ka cilësuar si një nder që duhet shpërblyer nëpërmjet favoreve seksuale. Aktualisht Anisa A. dhe familja e saj kanë lënë Peshkopinë për tu zhvendosur në Tiranë, për arsye sigurie.