Ekipi kombëtar i Portugalisë është pritur nga mijëra tifozë, pas suksesit historik në “Euro 2016”.
“Luzitanët” e shkruan historinë duke e fituar titullin e parë Evropian.
Portugalia e mposhti Francën 1:0 në vazhdim, me një gol të sulmuesit Eder.
“Nuk ka rëndësi si luajmë, mirë apo keq, ne do ta çojmë kupën në Portugalinë tonë”.
Këto janë vargjet që kënduan në delir futbollistët portugezë në autobus përgjatë rrugës për në hotel, pasi mundën Francën në finale.
Pas këtij deliri, ja çfarë pritje u kanë bërë portugezët çunave të tyre në atdhe.
Wow ??? pic.twitter.com/nF6BJPZYJp
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) July 11, 2016