Teksa pritet arrestimi i Ervin Salianjit, postieri me shkresën e Prokurorisë ka mbërritur në Polici.
Ky është momenti kur postieri i Prokurorisë Tiranë dërgon në Policinë e Tiranës zarfin me urdhrin e ekzekutimit të prokurores Elona Alvora për deputetin Ervin Salianji.
Uniformat blu të Tiranës janë ngarkuar për arrestimin e Salianjit.
Kujtojmë se në shkresë thuhet se Ervin Salianji do ta kryejë dënimin në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.