Presidenti i klubit të futbollit, “Kastrioti”, Alban Vogli mbetet në burg. Është kjo masa e dhënë nga Gjykata e Tiranës, ndërsa e ka shpallur të ligjshëm edhe arrestimin e tij. Në 9 maj Alban Voglin rrahu barbarisht gazetarin sportiv Eduard Ilnica.
Mbi 29-vjeçarin janë ngritur akuzat e goditjes për shkak të detyrës dhe plagosjes së rëndë me dashje, kjo e kryer në bashkëpunim. Eduar Ilnica u rrah dhe kërcënua në 9 maj në rrugën Muhamet Gjolesha.
Një grup personash fillimisht e kërcënuan, më pas e goditën si dhe tentuat ta fusnin në makinë për ta rrëmbyer. Aktualisht Ilnica gjendet ende në spital e Traumës nën kujdesin e mjekëve për shkak të plagëve të marra.