“Nëse është reformë që përcakton viktimat, kjo nuk është reformë. Nuk ndodh kurrë që Europa dhe SHBA bëjnë ligje me emra”.
Kështu deklaron në studion e “Opinion” Preç Zogaj, i cili thekson se në këtë proces po paracaktohen viktimat e reformës.
“Çdo ditë kryeministri që duhet të jetë numri një për konsensusin flet për lepurin në bark, për burgun. Kjo mënyrë e promovimit të kësaj reforme duke paracaktuar viktima është e gabuar”- thotë Zogaj duke e vënë gishtin te sjellja e Ramës.