Gjatë rikostruksionit të teatrit Talent Factory në Nevada, Sh.B.A, u gjënd një portofol i vjetër, që dukesh se kishte humbur prej shumë kohësh. Personi që e gjeti, është pronari i teatrit Larry Sloan. Portofoli brënda kishte dokumentin identifikues të të zotit, disa fotografi dhe një kalendar të vitit 1944. I zoti i këtij portofoli quhet Clar Makintosh, 85 vjeç. Ai thotë se e ka humbur portofolin kur ka qënë 15 vjeç dhe se u çudit kur Larry e mori në telefon dhe i tha:
“Ju kam gjetur portofolin”.