Zbor pasagjerëve të një autobusi linje në Berat. Bëhet fjalë për autobusin e linjës Uznovë-Kombinat, pas alarmit të dhënë nga një pasagjer që i kishin vjedhur Iphonin.
Ai ka treguar se kishte të ndezur GPS ndezur dhe pastaj ka njoftuar policinë. Policia ka mbërritur, ka bllokuar dyert e urbanit me targa AA701LF dhe ka kontrolluar një me një gjithë pasagjerët. ‘E o, e gjetën, kontrollojnë, kontrollojnë”, dëgjohen zëra nga jashtë autobusit, pasi shume kuriozë ishin mbledhur për të parë se çfare kishte ndodhur. Raportuesi bën me dije për JOQ se ende nuk është gjetur hajduti.
[fbvideo link=”https://www.youtube.com/watch?v=c0KwsOlsuXs” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]