Një zezak 37 vjeçar është vrarë nga dy policë amerikanë përderisa po shiste CD të martën në mëngjes.
Policia e Baton Rouge në Luiziana të ShBA-së nuk ka komnetuar pas incidentit në mes të dy oficerëve policorë dhe Alton Sterling, njeriu të cilin policët e vranë gjatë incidentit.
Një dëshmitar i rastit i ka përshkruar zyrtarët policorë si agresivë dhe ka thënë se Sterling ka qenë i armatosur, por nuk kishte tentuar ta çojë dorën të arma e tij dhe se nuk ka mbajtur armë në dorë gjatë incidentit, njofton Independent, përcjell express.