Katër persona janë arrestuar nga policia e Vlorës. Në operacionin e koduar “Oriku” në pranga kanë përfunduar: Viktor Durmishaj, 49 vjeç; Rilind Kutelaj, 29 vjeç, Xhovalin Hodo, 23 vjeç dhe Denald Hoxhaj, 21 vjeç.
Policia e qytetit bregdetar kishte informacione se të arrestuarit lëviznin të armatosur. Kështu në automjetin tip “Audi” me targë AA124FZ, drejtuar nga 29-vjeçari Rilind Kutelaj, duke udhëtuar në aksin rrugor nga fshati Dukat në drejtim të Orikumit, janë kapur në flagrancë buzë detit pranë vendit të quajtur “Pashaliman”. 29-vjeçarit iu gjet në brez një pistoletë, model 57 me 5 fishekë.
Brenda automjetit policia ka gjetur një automatik model 56, bashkë me 5 fishekë. Ndërkohë 21-vjeçari Denald Hoxhaj, gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur disa rrënjë kanabis, me lartësi 160 cm.