TIRANE- Policia ka publikuar sot një video ku shfaqet një ish-deputet i opozitës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai vetë thotë se është i opozitës dhe po nxiton se ishte në takim.
Policia Rrugore i ka hequr patentën për tejkalim shpejtësie si dhe i ka publikuar edhe videon.
Prej afro një muaji janë instaluar kamera në trupin e policit për të shmangur korrupsionin. Por publikimi i imazhit është kritikuar nga qytetarët të cilët e quajnë shkelje të privatësisë publikimin e këtyre imazheve në media nga ana e policisë.