Problemi i pronësisë vijon të jetë një nga plagët e shoqërisë shqiptare edhe në ditët e sotme. Ndërsa Edi Rama dhe qeveritarë të tjerë vijojnë të ndajnë dokumentet e legalizimit të banesave në zona të ndryshme të Shqipërisë e të mburren me arritjet e tyre, një tmerr i vërtetë është duke ndodhur me jetën dhe familjen e këtij burri të moshuar.
Siç mund ta shikoni edhe në videon e mëposhtme, forcat Shqiponja kanë ndërhyrë për të nxjerrë me dhunë të moshuarin nga banesa e tij. Ngjarjet nuk janë duke ndodhur në ndonjë zonë të thellë apo të fshehur, por në mes të ditës, në fund të rrugës “Jordan Misja”, tek shinat e trenit në Tiranë.
Siç tregon raportuesi pranë Jetaoshqef.al, burrit do t’i prishin shtëpinë pasi aty pritet të kalojë në projekt i ri për ndërtimin e një rruge të re në Tiranë, që me shumë mundësi Erion Veliaj ose Edi Rama kanë për ta përmendur si arritjen e tyre të radhës. Kuptohet, siç ndodh në të tilla raste, qytetari që ka hedhur mundin e djersën e një jete të tërë në këtë banesë nuk ka për të marrë asnjë dëmshpërblim dhe normalisht që vuajtjet e tij nuk do të përmenden bashkë me suksesin e qeverisë.
Në video shikohet teksa forcat Shqiponja ngrenë krahë e kofshë të moshuarin, i cili dëgjohet të thotë me zë të ngjirur: “Po 20 burra me një plak merreni? Po nuk keni turp? Po nuk keni turp ore? 20 polic me një plak 70-vjeçar”. Dhe me të vërtetë është për të ardhur turp!// Jetaoshqef