Forcat ruse qëlluan dhe vranë 10 persona që po qëndronin në radhë për bukë në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv. Sulmi u regjistrua mëngjesin e sotëm.
Chernihiv është një qytet që ka qenë shënjestër e bombardimeve të forcave ruse në mënyrë të përsëritur gjatë javës së fundit.
Ambasada Amerikane në Kiev konfirmoi lajmin dhe theksoi se do të bëhet maksimumi që krime të tilla të ndëshkohen: “Sot, forcat ruse vranë 10 persona që po mbanin radhë për bukë, në Chernihiv. Sulme të tilla të tmerrshme duhet të ndalen. Ne po marrim parasysh të gjitha mundësitë për të ndëshkuar këto krime”.
Videoja e gjetur nga CNN konfirmoi se një predhë ose një raketë ka goditur grupin e njerëzve.