Në Turqi vazhdon kërkimi nën rrënoja për të gjetur të mbijetuarit nga tërmeti. Një vogëlush, i cili po flinte në rrënojat e ndërtesës së shembur u shpëtua nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
I mbijetuari i tërmetit, i cili pa ekipet e shpëtimit dhe dritat me sy të përgjumur, nuk mund ta fshehte habinë e tij, dhe ka pyetur “Çfarë po ndodh?”.
“Asgjë nuk po ndodh. Ti je hero, biri im, mirëmëngjesi”, i është përgjigjur një nga personat e ekipit të shpëtimit.
Mbi 5 mijë vdekje janë konfirmuar tani në Turqi dhe Siri pas një tërmeti të fuqishëm që tronditi rajonin herët të hënën./Opinion.al