Është ndoshta nga të rrallët emisione të Opinion, ku pothuaj të gjithë të ftuarit kanë kërkuar të marrin shkopin dhe të dalin në videowall për të shpjeguar të vërtetën e tyre për atë që po ndodh të Parku i Liqenit. I vetmi që ka shpëtuar ka qenë shkopi i gazetarit Fevziut i cili nuk ka pranuar të japë shkopin e tij personal, ndërkohë që me radhë shkopin rezervë e kanë marrë gazetari dhe aktivisti Elian Tanini, kryetari i Këshillit Bashkiak Aldrin Dalipi, ambientalisti Sazan Guri, ndërkohë që është bërë gati të ngrihet në këmbë edhe analisti Andrea Stefani. Ndiqni videon se çfarë po ndodh në Opinion.