Shpërthen “lufta” mes dy shteteve me popullsinë më të madhe në botë.
Një video e rojeve kufitare kineze teksa rrihen ashpër me rojet kufitare indiane në territorin e diskutuar të Liqenin Pangong po përhapet gjerësisht në internet. Gurë, grushta e shqelma kundër njëri-tjetrit.
Sipas “RT”, videoja është filmuar më herët këtë javë dhe incidenti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi indian i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Raveesh Kumar.
Tensionet mes dy superfuqive nuk janë të pazakonta, por incidenti në Ditën e Pavarësisë së Indisë, më 15 Gusht, është quajtur si i “paprecedentë” nga pala indiane.
Në videon 45 sekondëshe, për të cilën kanali televiziv indian NDTV pretendon se është autentike, shihet qartë shkall konfliktit që raportohet të ketë zgjatur rreth dy orë.
Fatmirësisht dy palët nuk ishin të armatosur, një veprim i qëllimshëm nga të dy shtetet duke ditur ndjeshmërinë e lartë të zonës së diskutuar.
Nga rrahja masive, ushtarët pësuan dëmtime të vogla./tvklan.al