Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Pijet “vrastare” nga vaji i ullirit tek alkooliket, ku prodhohen e si na serviren?

2017/09/19 at 9:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ Pijet “vrastare” nga vaji i ullirit tek alkooliket, ku prodhohen e si na serviren?

Larmia e produkteve në treg bën që ditët e sotme qytetarët të kenë mundësinë që të zgjedhin më të mirat, me cilësoret e mbi të gjitha më të sigurtat.


Por sa të sigurta janë produktet që gjenden nëpër dyqane e supermarkete?

Vetëm një javë më parë, një kamera e fshehtë e emisionit “STOP” pasqyroi mënyrën sesi firma “Osumi food”, prodhonte produkte ushqimore në një ambient me kushte të mjerueshme higjeno-sanitare.

Por një tjetër kamera e “STOP” e thellon edhe më shumë këtë skandal, pasi siguria mungon edhe në pijet që konsumojmë. Që nga vaji i ullirit, e deri tek pijet alkoolike.

Këtë herë, në rrjetën e kamerave të fshehta të emisionit ka rënë firma e pijeve “Briland Shkodër”.

Një qytetar i interesuar i drejtohet magazinave të firmës në qytetin e Shkodrës dhe pronari i saj i premton të “prodhojë” çfarëdo lloj cilësie që t’i kërkohet dhe me kosto të ulët.

Pasi bëjnë pazaret, pronari i kërkon qytetarit që të shprehet se produktet ia sjell një shok me makinë nga Italia.

 

***

Qytetari – Te ekonomisti më thanë me prit.

Ekonomisti – Po, hajde!

Qytetari– Këtu, si po ju shkojnë punët?

Ekonomisti – Mirë more, mirë unë punoj këtu, jam angazhuar. Xhavidi është pronari i firmës, unë jam ekonomisti.

Qytetari – Ju merreni me ambalazhimin e të gjitha produkteve apo keni vetëm produktet tuja?

Ekonomisti – Po prodhojmë… pije freskuese zakonisht.

Qytetari – Po përshembull për këtë B52.

Ekonomisti – E ka prodhuar.

Qytetari – E ambalazhoni këtu ju?

Ekonomisti – Po!

Qytetari – Sa produkte keni?

Ekonomisti– Sa të duash, 30 produkte. Alkoolike… dhe pijet alkolike. Të gjitha. Verërat të gjitha llojet.

Qytetari – Freskueset i paskeni gati të gjitha. Nejse, ti e di më mirë tashi. Krahasimi me tregun dhe krahasimi me atë, që në qoftë se unë du me marrë këtu, cilësinë e vendosim ne, të flasim tamam tashi. Drejtpërdrejt, cilësinë e vendosim në bazë të çmimit, me dashtë.

Ekonomisti – Po!

Qytetari – Me një fjalë, unë e dua këtë produkt, po themi B52, në qoftë se është 40 lekë të vjetra në treg, unë me dashtë me e porosit me 25 lekë të vjetra, bohet kjo gjë? Ndrysho cilësinë, flas.

Ekonomisti – Me urdhër të Xhavitit, po!

Takim me pronarin, Xhavitin.

Xhaviti – Si kaluat?

Qytetari – Si je?

Xhaviti – A jeni mirë?

Qytetari – Mirë!

Xhaviti – Ke ndonjë makinë?

Qytetari – Kam një furgon. Une ia mora një broshurë, ia mora për kuriozitet.

Xhaviti – Me pak shpenzime, ju bo punë….

Porosia në magazinë.

Qytetari – Unë desha me marrë pak nga të gjitha. Tashi dëgjo: B52, coca – cola, freskuese, kanace. Ca të kesh pije alkoolike, konjak, fërnet, verë…, me një fjalë, m’i bëj nga dy mostra. Të gjitha këto, i ambalazhoni këtu ju?

X – Po, tana i bëjmë.

Qytetari – Janë produktet tuaja? B52 me çfarë çmimi e keni pas ju? Nejse, po e diskutoja edhe me atë.

Qytetari – Kjo? Vaj ulliri? Ça vaji është?

X – Kjo është..

Qytetari – Shampanjë.Nja katër shishe konjak, katër shishe fërnet. Po këto me whiskey p.sh?

X – Unë marr kështu, të hapun whiskey ose vodka të hapur. Jo në shishe.

Qytetari – Si mund me e marrë? Me e marrë me 5 litroshe…, 10 litroshe.

X – Po!

Qytetari – E keni ju këtë?

X – Po! Ke whiskey, xhin edhe vodka. I çoj kështu në lokale të tjera, se këto ecin më shumë në diskot sepse në lokale përdorin më shumë konjak e raki. Tek diskot, p.sh të tëra të hapura i marrin si xhin, vodka…

Qytetari – I marrin 5 litroshe?

X – Po, fiks!

Qytetari – Si e keni paketimin ju?

Punonjësi– E bëjmë kështu në bidon 5 litërsh. Si e me dasht, o në 2 litërsh, 3 litërsh…

Qytetari – M’i bëj nga dy litra të gjitha!

Magazinieri – Dy biter, dy cola kështu…, një cola të vogël, një uthull një litërshe, dy majonezë, dy vaj tre litërshe, 2 vaj 0.5, 2 vaj një-litërsh. Ke katër konjak 0,75 % ,ke dy fërneta gjysëm kilëshe, dy ponca gjysëm kilëshe, dy konjak 0,75 % . Ke dy shardone 0.75,  dy vera kabërnet 0.75,  Dy vranac 0.75,  edhe dy spumante 0.75, dhe një uzo 0.5. Ky është malli.

Qytetari – Po atë whiskey-n?

Magazineri – Ke xhin 1.5 (litra), ke vodka 1.5 litra, ke edhe whiskey 1.5 litra.

Qytetari – Këto janë produkte, që ju i prodhoni?

Magazineri – I prodhojmë vetë.

Qytetari– Ok! Ma jep edhe faturën.

Magazineri– Fatura është dyqind ose njëzet mijë e dyqind e tridhjetë lekë.

Qytetari– Kaloji edhe një herë, të lutem!

Magazineri – Ok!

Qytetari – Në rregull je?

Magazineri – Po!

Pronari – N.q.s, thua, që e ke bërë këtu në Shqipëri…

Qytetari – Mbaroi filmi.

Pronari – S’je në gjendje me marrë tek unë

Pronari – M’i bjen një shok nga Italia…, m’i bjen nga 20 litra, 30 litra, është një shofer, që m’i bjen  n.q.s, ke mundësi.

Qytetari – Ju intereson ajo pjesë.

Pronari – Fiks me pullë, pa pullë, si t’i duash ti. Mua më ke të gatshëm me punu, si të duash ti. Më kupton?/tvklan.al

 



Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Aksident me vdekje në Milot-Fushë Krujë

Numër rekord aksidentesh rrugore në Gusht, 22 të vdekur

Basha nxjerr foton: Biznesmeni që goditi mbrëmë policinë në Elbasan shtrëngoi duart me Ramën

Basha nxjerr foton: Biznesmeni që goditi mbrëmë policinë në Elbasan shtrëngoi duart me Ramën

Meksika tronditet nga një tërmet i fuqishëm

Meksika tronditet nga një tërmet i fuqishëm
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com