Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gaza gjatë një lëshimi ajror të ndihmave humanitare nga SHBA.
Pesë persona mbetën të vrarë, mes tyre dy fëmijë, pasi shumë parashuta u lëshuan nga ajri, por disa prej tyre nuk u hapën.
Arkat e rënda që vinin nga ajri kanë goditur pesë perona të cilët humbën jetën. Në videot e publikuara në rrjetet sociale, shihen mijëra civilë të dëshpëruar për ushqim që nxitojnë drejt pakove me ndihma humanitare.
Për t’u ardhur në ndihmë civilëve, disa shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jordania apo Emiratet hedhin ndihma nga ajri me parashuta.
BREAKING:
Incoming reports of 5 Palestinians having been killed during a U.S. airdrop of humanitarian aid in Gaza today
Many parachutes failed to deploy correctly, allegedly leading to 5 Palestinians, including 2 young boys, having been crushed under the heavy crates of aid. pic.twitter.com/yIyvVJI7bQ
— Visegrád 24 (@visegrad24) March 8, 2024