Pesë automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Tiranë-Durrës, pranë QTU-së.
Sikurse shfaqet në pamjet e Tv Klan një nga makinat ka përfunduar në kanal, ndërsa të tjerat po transportohen me karrotrec.
Si pasojë e aksidentit zinxhir, është bllokuar qarkullimi i automjeteve të tjera.
Fatmirësisht, deri në këtë moment nuk raportohet për të lënduar.
Ndërkaq, pritet dhe njoftimi zyrtar nga policia.