Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Përmbytje në Vlorë, banorët përveshin tutat për të lëvizur: Ore ke parë vullkan?

2025/01/13 at 12:59 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Përmbytje në Vlorë, banorët përveshin tutat për të lëvizur: Ore ke parë vullkan?

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar shumë probleme në qytetin e Vlorës.

Dy zonat më të prekura janë lagjet “Pavarësia” dhe “24 Maji”, ku janë shkaktuar edhe përmbytje.

Mësohet se rreth 40 familje janë përmbytur vetëm në lagjen “24 Maji”.

“Kam tërë natën që merr batanijet, shtrydh andej, hidh andej”, shprehet një qytetar për kameran e Klan Neës, teksa ka përveshur tutat për të ecur mes ujit.

Ata shprehen se nuk ka punuar hidrovori dhe kjo është hera e dytë që përballen me përmbytje.

“Dje këtu në lagje, pusetat dolën mbi trotuar. Ore ke parë vullkan? Unë ujin nuk e kam nga shtëpia që kam bërë, e kam nga shteti. Shteti i ka në dorë këto”, tha një qytetar. “Mezi shpëtuam qenin”, shtoi ai, duke kërkuar një bot për të hequr ujin.

Një tjetër u shpreh se për shkak të situatës i është dashur të flejë jashtë bashkë me familjen.

Sipas tij, vajza është sëmurë nga situata.

“Është hera e dytë që përmbytemi, asnjë gjë nuk kemi marrë nga radha e parë. Fare, s’kemi marrë. Kam ndenjur tërë natën në kat të dytë te shkallët e katit të dytë, m’u plevitos vajza. Jashtë, tërë natën. Desh më iku vajza”, tha një tjetër qytetar.

Ndërkohë një grua, tha se është e detyruar të futet në banesë me çizme, si e vetmja alternativë. “S’kemi nga të kalojmë”, tha ajo.

Një tjetër tregon për dëmet që i ka shkaktuar uji që i ka hyrë brenda në banesë.

“M’u prish krevati i djalit e të tëra”, tha ajo.

Ndërkohë sa i përket lagjes “Pavarësia”, rruga “Gjergj Araniti” ishte ajo që u përmbyt. Atje, uji arriti deri në një metë lartësi duke rrezikuar bizneset përreth. Këtë të hënë, si pasojë e uljes së intensitetit të reshjeve, ky aks është i kalueshëm./tvklan

Ju sugjerojmë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
Kronikë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

9 Qershor, 2025 5:47 pm
Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Politikë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 5:43 pm
Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
Sport

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

9 Qershor, 2025 5:38 pm
Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
Bota

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

9 Qershor, 2025 5:35 pm
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj
Bota

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj

9 Qershor, 2025 5:11 pm
Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën
Bota

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

9 Qershor, 2025 4:57 pm
Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!
Kryesore

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

9 Qershor, 2025 4:47 pm
“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë
Kryesore

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

9 Qershor, 2025 4:47 pm
40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
Sport

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

9 Qershor, 2025 4:23 pm
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
Aktualitet

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

9 Qershor, 2025 4:21 pm
Para
Vota e diasporës/ Ja sa shqiptarë janë regjistruar për zgjedhjet e 11 Majit

Vota e diasporës/ Ja sa shqiptarë janë regjistruar për zgjedhjet e 11 Majit

GJKKO lë në burg Kreshnik Farrukun 

GJKKO lë në burg Kreshnik Farrukun 

“Trafikantët e banditët gjithnjë kanë dashur të hyjnë në politikë”/ Salianji reagon pas deklaratave të Ramës: Ti i bëre deputetë e kryetarë bashkie, unë i denoncova

“Trafikantët e banditët gjithnjë kanë dashur të hyjnë në politikë”/ Salianji reagon pas deklaratave të Ramës: Ti i bëre deputetë e kryetarë bashkie, unë i denoncova

TE FUNDIT

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
9 Qershor, 2025

Policia e Himarës dhe pushues të rastësishëm i vijnë në ndihmë një turisteje spanjolle që kishte kërkuar ndihmë, pasi ishte...

Lexo më shumë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
9 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, të kryesuar nga...

Lexo më shumë

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
9 Qershor, 2025

Cristian Chivu, do të jetë trajneri i ri i Interit. Trajneri rumun që dikur ka veshur fanellën e Interit si...

Lexo më shumë

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
9 Qershor, 2025

Kremlini e përshkroi planin e afërt të Mark Rutte për një rritje të madhe të aftësive të mbrojtjes ajrore dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com