Tifozët janë përleshur mes tyre sot përpara se të nisë ndeshja mes Partizanit dhe skuadrës bullgare, Botevin Plovdiv.
Në fillim u raportua se tifozët bullgarë janë ndalur në Qafë-Thanë të dehur dhe të armatosur, por me sa duket disa syresh kanë arritur të hyjnë dhe të vijnë në Tiranë.
Tifozët e Partizanit i kanë pritur me dhunë. Në videon e mëposhtme shihet sulmi që “Guarrilsat” bëjnë ndaj tifozëve bullgarë. Përplasja ka ndodhur në hyrje të stadiumit “Selman Stermasi”.
Partizani luan sot në 17:00 ndeshjen e parë të vlefshme për turin e parë kualifikues të Ligës së Europës ndaj bullgarëve të Botev Plovdivit.
Pamjet jane publikuar nga grupi i tifozeve bullgare ne facebook