Dy persona kanë mundur që për 30 sekonda të grabisin një argjendari.
Mësohet se sendet e grabitura kapnin vlerën prej 200 mijë dollarë.
Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin e ngjarjes, ku dy grabitësit shfaqen si dy klient të zakonshëm, por njëri prej tyre mban në çantë një çekiç.
Duke përdorur çekiçin njëri prej autorëve të grabitjes thyen xhamin e banakut, ndërsa tjetri mbush çantën me unaza dhe largohen.
Ngjarja ka ndodhur në Georgia të SHBA-ve, dyshohet se dy grabitësit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një Mitsubishi të zi./ Opinion.al E.Xh.