Pasi e mohoi ta ketë vrarë Etlevën, autori i vrasjes së djeshme në Lezhë Alfred Nikolli ka dalë përpara hetuesisë dhe ka sqaruar të vërtetën e krimit.
Ai tha se nuk kishte qëllim ta vriste, por kishte shkuar vetëm të bisedonte me të, por më pas gjërat kishin marrë rrjedhë tjetër, siç raporton “GSH”.
“Nuk pranoi të fliste dhe për një moment më ofendoi”, ka thënë 31-vjeçari i cili raportohet se është në gjendje të rënduar mendore. Hetimet thonë se Alfredi ka thënë se nuk ka pasur qëllim ta vriste, por se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.
Ditën e djeshme në Lezhë, Alfred Nikolli qëlloi me 2 plumba pistolete mbi pronaren e parukerisë Etleva Ndoka 28 vjeç. E ndjera kishte një lidhje jashtëmartesore me Alfredin, ku prishja e raporteve ka çuar në vrasjen e saj.
Video: