Partizani është mundur në ndeshjen e parë të turit të tretë ndaj skuadrës së Salzburgut edhe pse ka zhvilluar një ndeshje të mirë.
Ka qenë vetëm një moment i gabuar nga mbrojtësi Ibrahimi që bëri ndërhyrjen e gabuar brenda në zonë dhe gjyqtari nuk ka falur duke akorduar penallti për austriakët. Sulmuesi austriak i vetëm me portierin Hoxha nuk e ka pasur të vështirë që të shënonte.
Ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena” ka qenë në ritme të larta ku nuk ka munguar loja e shpejtë dhe aksionet e shumta për gol. Nj tjetër aspekt që ka vendosur në këtë ndeshje ka qenë gjyqtari i takimit që ka nxjerr dy herë kartonin e kuq për të dy skuadrat.
Për Partizanin u ndëshkua me karton të kuq Renato Kalari pas një ndërhyrje të gabuar.
Partizani pati një rast të pastër për gol në minutën e 35’ të pjesës së parë me Ekuban por sulmuesi ganez nuk arriti që të shënonte i vetëm me portierin.
Në këtë ndeshje ra në sy edhe mbështetja e fuqishme e tifozëve të Partizanit që ishin gjatë gjithë ndeshjen në mbështetje të ekipit të tyre.
Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Vjenë.
Shiko golin: