Punonjësit e metrosë në Londër kanë hyrë në grevë 24 orëshe pasi kanë refuzuar ofertën e re të punës.
Aksioni industrial ka hyrë në grevë që prej orës 6 të pasdites së djeshme dhe do të zgjasë pothuajse gjithë ditën e sotme, duke shkaktuar kështu një kaos total në transport.
Punëtorët e metrosë kanë thënë se shkurtimet e stafit kanë lënë shumë stacione nën-personel dhe janë kthyer në të rrezikshme. Gjithashtu ata janë të pakënaqur me punën që u kërkohet të bëjnë jashtë orarit për të zëvendësuar mungesat.