Tërmet 5.8 ballë që tronditi ditën e sotme Shqipërinë, duke lënë pas persona të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale, ka ndërprerë ndeshjen mes Partizanit dhe Bylisit.
Siç shihet edhe në video, stadiumi ka nisur të lëkundet, kjo ka bërë që gjyqtari të ndërpresë ndeshjen dhe tifozët në panik të dalin jashtë ambienteve të stadiumit.
Tërmeti i rënë sot plagosi 68 persona si dhe shkaktoi dëme të madha materiale në disa qytete të Shqipërisë./ Opinion.al E.Xh.